Mediu, i pandehur për "Gërdecin", Peka: Rihapje e sforcuar! Është hetuar dhe gjykuar kjo çështje
Avenir Peka, ish-zëvendësministër i Brendshëm, i ftuar në Rtv Ora komentoi vendimin e SPAK për të marrë si të akuzuar për tragjedinë e Gërdecit ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu.
"Është mirë që SPAK vepron dhe duhet të veprojë për të gjitë kohërat dhe palët. Çështja e Mediut është jë çështje ligjore e koklavitur pasi është hetuar njëherë dhe po gjykohet për herë të dytë.Politikisht mund të them se është një përpjekje për shkak të skandaleve të qeverisë, SPAK e shoh si pjesë të qeverisë. Pra e shoh një përpjekje për të balancuar, që nuk jemi vetëm ne por edhe kundërshtarët politik".
Në intervistë me gazetaren Katerina Hysenllari, ai thotë se hetimi për Mediun ka qenë i plotë.
"Ka qenë një ngjarje e rëndë dhe ka pasur vëmendje të madhe të ambasadës dhe qeverisë qamerikane. Çfarë ka pasur për tu hetuar është hetuar në atë kohë. Është një gjë e gjykuar dhe rihapja e kësaj çështje është e sforcuar."
Lidhur me vjedhjen e bujshme në banesën e zyrtares së shtetit Alda Klosi, Peka thotë se kur një zyrtar i këtij nivelin ka kaq para çfarë duhet të mendojmë për nivelet më të larta.
"Kryeministri dhe zyrtarët e tij janë zënë me presh në dorë. Një pastruese që ka vjedhur paratë e zyrtares. Kjo tregon se një zyrtare e një niveli të parëndësishëm ka bërë kaq para dhe pyetja që shtrohet po të tjerët sa kanë bërë? Ky është halli i zotit Rama".
Ai foli dhe për amnistinë fiskale duke e quajtur mekanizëm shtetëror për pastrim parash.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
