E përjashtoi nga grupi i PD-së, Shehu: Ta shpëtojmë Alibeajn, i ka bërë keq gjeli për Vit të Ri

Pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së, nga Enkelejd Alibeaj, ka reaguar edhe deputeti demokrat Tritan Shehu.

Ai shkruan se Alibeaj duhet shpëtuar dhe ironizon se i ka bërë dëm gjeli i detit ose diçka tjetër që ka ngrënë për Vitin e Ri.

Shehu: Të shpëtojmë Alibeajn! Ai është rënduar shumë, në mënyrë galopante! Ndoshta i ka bërë keq edhe Viti i Ri, gjeli, a diçka tjeter… Deliret e tij mendore, përceptimet e tij të deformuara për realitetin, po e çojnë shumë larg në “sëmundjen” e tij. Ndoshta i duket vetja si Kim Jong-Un a dikush tjeter i ngjashëm. Apo si gjeli mbi kotec, që tremb pulat përeth…. Kjo e fundit më duket më reale, më e vërtetë! Por pavarësisht nga “figura” që imagjinon për vehten e tij, ai ka përceptime të deformuara, iluzione, delire. Qe e çojnë pastaj në këtë shkallë keqësimi të “shëndetit mendor”!

Është renduar fort i shkreti kohët e fundit, duke tejkaluar në thellësi e ritëm shumë edhe nga parashikimet që kisha për ecurinë e tij shëndetësore! Deri sa arrin të firmosë të tilla paçavurre….si simptom e “sëmundjes” së rëndë të tij!

Dhe këtë e bën atëhere kur të gjithë po punojnë, përpiqen për tejkalimin e ndarjeve. Ndarje të cilat ai vetë i ka “zyrtarizuar” me atë cope letër, që firmosi për herë të parë si “kryetar” i grupit, i caktuar nga….

Sidoqoftë një këshillë për kolegët e tjerë opozitare: Megjithatë mos e denigroni atë, mos e agresoni se semundja kështu vetëm rendohet, por: 1-Cojeni me “butësi” aty ku mjekohen këta të “sëmure”.

2- Vetëm me kujdes, mos i qëndroni shumë afër, se ndoshta këto “sëmundje” mund të jenë edhe ngjtë se në disa raste. Sa për të tjerat vetëm mund të qeshësh me një karrikaturë të tillë!