Dëshira e fundit e Vialli-t, Mancini rrëfen momentin emocionues

Pasi i dha lamtumirën mikut të tij më të mirë, Roberto Mancini flet sërish për Luca Vialli-n. Trajneri i Italisë zbulon një pjesë të bisedës me njeriun që e ka pasur në krah gjatë gjithë karrierës profesionale. 

"Shkova ta takoja përpara fundit të vitit në Londër. Kisha pak frikë, por ai u zgjua shumë i kthjellët. Qeshëm, bëmë shaka, telefonuam Lombardon. Më tha: unë jam i qetë, rri i qetë dhe ti. Ishte ai që ma ngriti moralin. Ishte shumë i qartë.

Më pas Gianluca më tha se duhet të fitojmë Kupën e Botës 2026 dhe do të jetë aty me ne. Sigurisht që do të jetë pranë nesh dhe uroj t'i dedikojmë një fitore të madhe".