Pique futi në shtëpinë e Shakira-s studenten 23-vjeçare
Detajet e reja që lidhin tradhëtinë e Pique ndaj ish-bashkëjetueses, këngëtares Shakira, e pasurojnë edhe më shumë tablonë e situatës. Çifti i famshëm u nda vitin e kaluar në muajin qershor por mesa duket, Pique e tradhëtonte prej kohësh këngëtaren kolumbiane, mamaja e dy djemve të tij, me studenten 23-vjeçare, Clara Chia Marti.
Këtë e konfirmon një video-intervistë që futbollisti publikoi në gushtin e vitit 2021 ku në sfond duket një bionde që është pikërisht e fejuara e tij aktuale. Intervistën Pique e regjistroi pikërisht në shtëpinë ku jetonte bashkë me Shakira-n dhe ky është një detaj që e ka rënduar edhe më shumë këngëtaren.

Sipas mediave, Shakira është e tronditur pasi ka mësuar një gjë të tillë pasi kjo do të thotë se Marti dhe kapiteni i Barcelonës frekuentoheshin në mënyrë të fshehtë shumë kohë përpara ndarjes së tyre.

