Skandali në Federatën Franceze, agjentja akuzon presidentin për ngacmim seksual

Moment i komplikuar për presidentin e Federatës Franceze të Futbollit, Noël Le Graet. Pas polemikave në lidhje me Zidane për të cilin foli pa etikë dhe sulmit të Mbappe i cili doli në mbrojtje të Zizou, një tjetër skandal rrezikon postin e tij.

Agjentja e futbollit Sonia Souid, një nga më të rëndësishmet e Francës, rrëfen një episod që mund të kthehet në vendimtar për të ardhmen e Le Graet në krye të FFF.

“Më pa sikur të isha thjesht gjoks dhe b… Kur e takoha, pashë të më drejtohej një gotë shampanjë dhe ai që më tha se nëse do të ishim më afër, atëherë ideja do të ishte konkretizuar. Ngela e zhgënjyer nga presidenti sepse në këndvështrimin tim ai duhet të jetë një njeri i veçantë por nuk është i tillë”, thekson ajo.