“Nuk kam folur me Messin”. Tevez zbulon arsyen pse nuk e ka kontaktuar numrin 10
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2023, 16:42
Carlos Tevez kundër rrymës. Ish-sulmuesi i Argjentinës dhe Boca Juniors, një nga numrat 10 më të mirë të historisë së futbollit amerikano-latin, komenton Kupën e Botës por nuk është aspak entuziast për suksesin e Argjentinës.
“Nuk e kam ndjekur nga pranë Kupën e Botës por kam ndjekur Francën sepse ishte një skuadër që më pëlqente shumë. Nuk i kam shkruar Lionel Messit sepse ndoshta telefoni i tij po shpërthente nga mesazhet pas suksesit në botëror. Më vjen mirë që fëmijët e mi festuan për golat e tij”.
Në fund, Tevez flet me përçmim edhe për vetë futbollin.
“Nuk më mungon aspak sepse më ka sfilitur. Nuk më mungon as Boca Juniors. Kam nevojë për kohë dhe për pushime. Më pëlqen të stërvis por të jem i rrethuar edhe nga njerëzit që më duan”.
