E dashura e Mbappe? Rose përgënjeshtron zërat dhe ankohet për “ngacmime” kibernetike
Nuk është Rose Bertram e dashura e re e Kylian Mbappé. Ish e fejuara e futbollistit belg, Gregory Van der Wiel, emri i së cilës nisi të qarkullonte ditën e fundit, reagon në një postim të gjatë në Instagram, duke hedhur poshtë gjithçka:
“Normalisht nuk reagoj ndaj zërave por ka një linjë që nuk duhet kaluar. Javët e fundit, gënjeshtrat ndaj meje i kanë shkaktuar shumë dëme familjes time dhe të gjithë njerëzve që kam pranë. Viti i ri për mua nisi me urrejtje dhe bullizëm kibernetik.

Asgjë nga ato që është thënë nuk është e vërtetë. E vërteta nuk mund të thuhet nga njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me mua dhe fshihen pas një ekrani. Më e keqja është se sot njerëzit i besojnë gjithçkaje pa pasur prova. Në një botë ku e vetmja gjë e rëndësishme janë “like” dhe një "klik" në tastierë, harrojmë se jemi të gjithë të brishtë dhe në këtë mënyrë mund të shkatërrohen jetë njerëzish. Për fat të keq ka ende sot njerëz që janë viktima të sulmeve të pajustifikuara dhe kjo më trishton shumë”.

Rose është mama e dy vajzave, Naleya, 4 dhe Zaylee 1 vjeç. Ndërkohë, në krahun tjetër Kylian Mbappe ka zgjedhur heshtjen pasi është një njeri shumë i rezervuar në lidhje me jetën e tij private.




