Revokoi çështjen e Gërdecit, SPAK-u njeh familjen Durdaj me rezultatin e hetimeve

Një ditë pasi SPAK mori zyrtarisht të pandehur ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu, këtë të mërkurë në SPAK është thirrur Zamira dhe Feruzan Durda, të cilët humbën djalin 7-vjeçar nga tragjedia e Gërdecit.

Sipas infomracione Zamira dhe Feruzan Durda janë njohur me vendimin e prokurorisë në lidhje me hetimin që po zhvillohet për humbjen e 26 personave në Gërdec në vitin 2008.

Pas daljes nga SPAK, Dorjan Matlija, i cili është edhe avokati i familjes Durda është shprehur se ende nuk janë njohur me dosjen por do të marrin të gjithë kohën për të shikuar nëse do të këtë kërkesa të tjera ndaj prokurorisë.

“Ky proces është vënë në lëvizje nga familja Durda, e cila ka kërkuar revokimin e çështjes. Ne nuk jemi njohur me dosjen në fjalë, pasi neve si palë na është komiunikuar vetëm rezultati. Kjo çështje nuk është diçka e re”, theksoi avokati Dorian Matlia.

Një ditë më par deputeti Mediu u njoh me 2 akuza “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunimsi dhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues.

Të gjithë kto akuza vetë Mediu i quajti politike pasi ai prentendon së nuk është fajtor për rastin Gërdeci.

Brenda 10 ditëvë do të jetë seanca paraprake ku gjykata do të vlersojë nësë çështja e Gërdecit do të kalojë apo jo për gjykim.