Apeli lë në fuqi dënimin për Rovena Vodën, ish zv/ministren e Brendshme
Rovena Voda, ish-zëvendësministrja e Brendshme është dënuar me 1.3 vite burg pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vëndimin e shkallës së parë. Burg por që nga gjykimi i shkurtuar përfitoi zbritje të dënimit në 10 muaj. Ajo e ka shlyer dënimin që në muajin gusht të 2022, kur i është shuar edhe masa e sigurisë "arrest në shtëpi".
Apeli i Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin për ish-zëvendësministren e Brendshme, Rovena Voda, e dënuar në Gjykatën e Shkallës së Parë me 1.3 vite burg por që nga gjykimi i shkurtuar përfitoi zbritje të dënimit në 10 muaj.
Ajo e ka shlyer dënimin që në muajin gusht të 2022, ku i është shuar edhe masa e sigurisë "arrest në shtëpi".
Voda u arrestua në vitin 2020 me akuzën e “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”.
Ish-zyrtarja pretendoi në Apel pafajësinë teksa SPAK e akuzon se në kohën kur ka qenë zëvendësministre e Brendshme ka marrë para dhe dhurata nga avokatet Majlinda Hasani dhe Florida Beu, për të ndikuar që kjo e fundit të fitonte një pozicion pune në administratë.
Teksa SPAK po përgjonte prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi,gjatë bisedave agjentet e BKH zbuluan edhe përfshirjen e Vodës ku rezultoi se ajo ka pranuar 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e Florida Beut në Ministrinë e Brendshme.
Marrja e shumës së kërkuar dhe të mira materiale u filmuan, përgjuan dhe fotografuan nga SPAK.