Porti i Shëngjinit po falimenton, punonjësit: Shkak keqmenaxhimi. Dhjetëra punëtorë paguhen kot

Porti i Shëngjinit duket se është drejt falimentimit.
Punonjësit e portit e kanë denoncuar keqmenaxhimin e këtij institucioni, ndërsa vonesa e pagave dhe punonjësit fiktivë janë një tjetër problematikë.
Problemet financiare i ka pranuar edhe vetë drejtori i portit.

Punonjësit e Portit Detar të Shëngjinit protestuan të mërkurën.

Ata thanë se Porti është duke rrezikuar falimentimin, nga keqmenaxhimi.

 “Jo ka punë, jo s’ka punë , as ne nuk dim se cfarë të kërkojmë. S’ka, se po spunoj Porti as ne nuk marim lekë,” tha një prej tyre .

Punonjësit fiktiv janë një tjetër problematikë, që janë denoncuar nga vetë të punësuarit, në Port.

“Ka patronazhistë të Partisë Socialiste që marin rrogën pa ardhur fare në punë," thanë ata.

Një tjetër shqetësim i madh për punonjësit është edhe vonesa e paarsyetuar e pagave.

"Ca po ja u japin ca s’po ja u japin. Na i kanë vonuar pagat, nuk janë dhënë në kohën e duhur.

Edhe si ndërmarrje janë në faliment dhe vonohen deri në dy muaj, pa i dhënë.
Jo s’na i kanë kaluar pagat,” thanë ata.

Nga ana tjetër drejtori i portit Sandër Marashi e ka pranuar faktin se ky institucion ka probleme financiare.

 “Ka problemet e veta ekonomike financiare, të ardhurat që shpërndahen i krijojnë vetë, Porti i krijon vetë të ardhurat e veta dhe i shpërndan, sipas nevojave. Porti Detar i Shëngjinit nuk financohet nga buxheti i shtetit,” tha ai.

Porti i Shëngjinit është një Shoqëri Aksionere, ndaj ai krijon të ardhura vetë, që më pas i kthen në investime dhe paga, por Porti ka edhe një bord mbikqyrës të qeverisë.