Përforcohet siguria e ushtrisë, projektligji i ri për AISM: Punonjësit marrin një pagë shtesë në vit
Qeveria pritet të bëjë ndryshime në ligjin për agjencinë e inteligjencës dhe sigurisë së mbrojtjes duke rritur masat mbrojtëse. Ndryshimet prekin si mënyrën e organizimit dhe të veprimit por edhe shpërblimet në këtë strukturë
Qeveria ka vendosur të bëjë ndryshime të forta sa i përket ushtrisë shqiptare. Pas blerjes së dronëve prej turqisë dhe bisedimeve për një sistem mbrojtje anti ajrore dhe antitank, nisma e re ka të bëjë me rritjen e sigurisë në këtë fushe.
Projektligji për Shërbimin Informativ të Ushtrisë, i njohur zyrtarisht si Agjencia e Inteligjencës dhe të Sigurisë së Mbrojtjes tashmë ka përfunduar dhe ka nisur faza e konsultimit.
Në relacionin shpjegues thuhet se ndryshimet vijnë edhe si pasojë e reformës në sistemin e drejtësisë dhe nxjerrja e ligjit për Policinë e Shtetit. Në një nga pikat theksohet se një nga detyrat e drejtorit të kësaj structure do të jetë këshillimi për ministrin e mbrojtjes dhe të shefit të shtabit sa i përket zbulimit, kundërzbulimit dhe sigurinë e mbrojtjes
Por për të mbledhur të dhënat mbi aktivitete që cënojnë shqipërinë do të lejohet të gjitha format e mundshme si Brenda ashtu edhe jashtë vendit, por duke i ndaluar të ketë të drejtën e veprimit si Policia.
Por për të pasur një agjenci të qëndrueshme drafti përcakton qartë rritjen në karrierë por edhe mborjtjen nga shkarkimet e padrejta. Madje edhe duke u siguruar me ligj shpërblimin një herë në vit me një pagë mujore.
Tashmë të dhënat e AISM do të mund ti ketë si presidenti ashtu edhe kryeministri përmes raportit që do të jepet nga ministri i mbrojtjes.