Icardi i fiksuar me ish-bashkëshorten, Wanda Nara e injoron
Mauro Icardi nuk heq dorë. Edhe pse Wanda Nara ka njoftuar divorcin dhe nuk takohet më me sulmuesin e Galatasaray, Maurito mbetet marrëzisht i dashuruar pas ish-bashkëshortes.
Ai vazhdon ta ndjekë modelen në të gjitha rrjetet sociale dhe madje nuk humbet asnjë rast për të “pëlqyer” çdo postim të sajin. Mediat kanë shumë pak informacion në lidhje me marrëdhënien e tyre për momentin ndërsa fansat vazhdojnë të besojnë në një rikthim të mundshëm të tyre bashkë edhe pse Nara dëshiron të shikojë përpara dhe e ka kaluar fazën kur nuk mund të shkëputej nga Icardi.
Wanda dëshiron të qëndrojë në Argjentinë dhe jo të bashkohet me Mauron në Stamboll, distancë shumë e madhe që për momentin nuk mund të bashkojë dy nga njerëzit më të famshëm të Amerikës Latine.
