Milan bën “vetëvrasje”, nuk ka fitues në “San Siro” me Romën. Napoli kampion i dimrit (VIDEO)
Milan shkon në -7 nga Napoli pas një barazimi dramatik në “San Siro” kundër Romës. Edhe pse në avantazh 2-0 deri në minutën e 80, skuadra e Stefano Piolit prishi gjithçka të ndërtuar në këtë ndeshje, duke u shkëputur tashmë edhe më shumë nga Napoli kryesues dhe duke u barazuar me pikë me Juventusin.
Ndeshje e pabesueshme në Milano ku kampionët në supersfidën e së dielës, barazuan 2-2 me Romën pasi shënuan fillimisht me Kalulu dhe Pobega për çdo pjesë ndërsa Ibanez e në fund Abraham i dhuruan një pikë skuadrës së Jose Mourinhos.
Pioli edhe pse me shumë mungesa, u mbështet në fizikun dhe shpejtësinë e Leaos për të frymëzuar sulmin ndërsa muskujt e mbrojtjes me Tomorin në qëndër, arritën të bënin diferencën deri 10 minuta nga fundi e më pas reparti i tërhequr zhgënjeu.
Roma nuk bëri shumë por mjaftueshëm për të marrë 1 pikë nga kjo sfidë. 37 pikë për Milanin, 3 diferencë nga Interi por ende larg Napolit ndërsa Roma vazhdon të mbetet jashtë zonës Champions.
Me këtë rezultat, Napoli shpallet automatikisht kampion i dimrit kur duhen edhe dy javë për të mbyllur fazën e parë.
