Bayern Munchen dhe Manchester United në garë për sulmuesin e Francës
Sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Randal Kolo Muani kthehet në “mollë sherri” mes Manchester United dhe Bayern Munchen. Sulmuesi 24-vjeçar që u bë i njohur në Kupën e Botës me Francën, është vënë në shënjestër të dy klubeve të mëdha europiane.
Gjigandët e Bavarisë janë në kërkim të një pasuesi të Robert Lewandowskit por ende nuk kanë arritur të gjejnë njeriun e duhur për të marrë mbi shpatulla trashëgiminë e polakut, ndërsa Harry Kane kushton shumë për xhepat e klubit të drejtuar nga Oliver Kahn.
Në krahun tjetër edhe Manchester United po kërkon dëshpërimisht një qëndërsulmues me peshë dhe pas refuzimit të Besiktas për të kënë të lirë Werghost, i ka kthyer sytë nga Frankfurti që ka deklaruar se do të heqë dorë nga francezi vetëm në rast të një oferte të lartë dhe bindëse.
