E pabesueshme, në Itali gjyqtari akordon gol topin që doli jashtë, shikojeni

Në Itali akordojnë gol edhe kur nuk është i tillë, pra kur topi nuk hyn në portë. Çudia e madhe regjistrohet në kategorinë e parë të rajonit të Puljes në ndeshjen Noicattaro-Castellana. Falë golit fantazmë, miqtë fituan ndeshjen dhe u kthyen në shtëpi me tre pikë të arta.

Vendimi është marrë nga arbitri edhe pse duket qartë që topi kalon ngjitur me shtyllën. Edhe pse lojtarët e Noicattaro-s protestuan për rreth 8 minuta, vendimi nuk ndryshoi.

Shikojeni;