Dita e trajnerit të Kombëtares, Sylvinho prezanton sot projektin kuqezi

Sot në orën 10:30 në “Shtëpinë e futbollit”, Sylvio Mendes Campos Júnior, ndryshe i njohur si Sylvinho, do të nisë zyrtarisht aventurën shqiptare. Në praninë e presidentit të FSHF, Armand Duka, ish-mbrojtësi i Barcelonës, Arsenalit e Manchester City-t, do të firmosë kontratën 18-mujore nga e cila do të përfitojë në total bashkë me stafin e tij, rreth 1 milionë euro.

Objektivi është i qartë, kualifikimi i Shqipërisë në Euro 2024, eveniment pas të cilit i mbyllet edhe kontrata. Bashkë me dy ndihmësit e tij ai do të flasë për projektin që ka për aventurën e re dhe tërësisht të panjohur shqiptare në ndalesën e tretë personale në krye të një pankine pas eksperiencave me Lyon dhe Corinthians.

Një pjesë e konsiderueshme e pagesës së ish-mbrojtësit dhe ndihmësve të tij Zabaleta e Guidoni do të varet nga arritja e objektivit që është kualifikimi në Europian në një grup të kalueshëm në letër ku bëjnë pjesë edhe Polonia, Çekia, Ishujt Faroe dhe Moldavia.

Dita e trajnerit të Kombëtares, Sylvinho prezanton sot projektin