Jose Mourinho për stolin e Kombëtares së Brazilit

Brazili do të emërojë në stol trajnerin Jose Mourinho. Këtë e bën të ditur ish-ndihmësi i “Special One”, Carlos Alberto në kohën kur të dy punonin për Porton, aktualisht zëvendës i Mourinhos te Roma.

Lajmin e bën të ditur vetë Alberto, sipas të cilit, Mourinho i ka kërkuar ta ndjekë edhe në Brazil për të nisur një projekt të ri me Selecaon. Alberto, autor i një prej golave të finales së Champions League në vitin 2004, në një intervistë dhënë për “Mundo GV”, sqaron se federata nuk ka marrë ende një vendim, por gjasat janë të mëdha që ai të ulet në stol pas larkimit të Tites.

59-vjeçari ka një kontratë që e lidh me Romën deri në vitin 2024, ndërsa klubi italian dëshiron që Jose të vazhdojë punën në kryeqytet. Mundësitë më të mëdha janë që Mourinho ta marrë drejtimin e Brazilit në fund të këtij sezoni, gjatë muajve të verës.