Klubi kujdeset për tifozët, u paguan transfertat për t’i ndihmuar nga rritja e çmimeve

Hull City do t’u paguajë tifozëve shpenzimet e transfertave deri në fund të sezonit. Vendimin e guximshëm, klubi e ka marrë për shkak të rritjes së kostos së jetesës përfshirë rritjen e çmimit të karburanteve, ndërsa greva kombëtare e punonjësve të hekurudhave po gjunjëzon vendin dhe e bën pothuajse të pamundur lëvizjen e tifozëve në transferta të largëta.

Në këtë mënyrë “Tigers” u kanë ofruar tifozëve të tyre autobusë për të udhëtuar në transfertat e gjithë sezonit deri në muajin maj. Me një llogari të thjeshtë, tifozët do të bëjnë rreth 5.000 km deri në fund të sezonit dhe pas këtij vendimi të marrë nga klubi, ata do të kursejnë jo pak të ardhura.