Silvinjo në krye të Kombëtares, Plori optimist: Zgjedhje e mirë, kërkohet trajneri i ri me energji të reja
Trajneri shqiptar Elvis Plori në emisionin “Ora Sport” në “Ora TV” komentoi emërimin e Silvinjos në rolin e kreut të pankinës së Kombëtares shqiptare.
Plori është optimist për zgjedhjen e re brazilianit, për të cilin shprehet se është i paragjykuar për shkak të mungesës së eksperiencës si trajner i parë.
Elvis Plori: Më duket një zgjedhje e mirë, sepse kanë plotësuar shumë dëshira në Shqipëri. Është pak i paragjykuar për sa i përket eksperiencës. Ky diskutim është një pikë ku mund të kapen. I përshtatet Kombëtares sonë. Një Kombëtare me elementë të rinj kërkon një trajner të ri dhe me energji të reja. Është edhe entuziazmi i Silvinjos dhe dëshira për të bërë mirë.
“E mbaj mend shumë mirë si sportist. E mbaj mend shumë mirë kur ka luajtur te Barcelona. Ka pasur lidhje shumë të forta me Europën. Jo vetëm si futbollist, por edhe si trajner, pasi ka qenë ndihmës i Mançinit te Interi”, tha Plori.
