Çështja “Alda Klosi” Bregu: Hetimi është i paracaktuar se ndaj kujt do të bëhet dhe kujt jo

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Sokol Bregu u shpreh se bankat nuk kanë treguar kurrë se nga vijnë paratë në raste skandalesh apo aferash.

Ai tha se edhe hetimi është i paracaktuar se ndaj kujt do të bëhet dhe se zonja Klosi mund t’i ketë marrë në një tender apo në një histori tjetër ato para.

Bregu: Ndiq paranë, por bankat nuk treguan asgjë, nuk treguan se kush ishin ata pensionistët dhe u regjistruan në llogari bankare. Komisioni hetimor duhet të përmendë edhe faktin se Spaho ishte anëtarë në komision dhe kur nuk u lejuar që të hetonte paratë në banka u largua dhe u zëvendësua.

Pastaj historia ishte një show hajde po e bëjmë me Ramën. Nuk e di pse e kanë fiksim këta politikanët e vegjël që gjoja po a kapin Ramën. Rama bëri spektaklin e vet dhe fitoi mbi të gjitha. Nuk u hetua. Edhe hetimi është i paracaktuar se ndaj kujt do të bëhet. Zonja mund t’i ketë marrë në një tender apo në një histori tjetër ato para.

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.


Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.