Çështja “Alda Klosi” Qyno: SPAK mund të hetojë nëse dyshohet se paratë vijnë nga aferat kriminale

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Elton Qyno u shpreh se  SPAK-u mund të impenjohet në çështjen e Alda Klosit nëse ka dyshime se paratë vijnë nga aferë kriminale.

Ai tha se mund të dyshohet se ato vijnë nga ushtrimi i detyrës në ministrinë e Rindërtimit, apo edhe pranë ministrisë së Financave me Ahmetajn, pasi ka qenë koordinatore incineratorëve.

Qyno: SPAK-u mund të impenjohet në këtë çështje nëse ka dyshim se kemi të bëjnë që paratë rrjedhin nga një aferë kriminale, duke qartësuar pozicionin e zonjës kriminale, nëse rrjedhin nga ushtrimi i detyrës në ministrinë e Rindërtimit, qoftë edhe pranë ministrisë së Financave me Ahmetajn, pasi ka qenë koordinatore incineratorëve.

Këto të gjitha janë dyshime të arsyeshme, por nuk kemi prova konkrete që të futet SAK-u në linjë direkt me këtë hetim. SPAK-u është një prokurori që ka kompetencë kombëtare.  

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.


Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.