Radhët e mëdha të pensionistëve, drejtori i ISSH: Nuk ka arsye pse të dynden, afati i bonusit është trevjeçar

Në ditët e para të këtij viti janë parë radhë të mëdha të pensionistëve që tërheqin pensionin dhe bonusin e dhënë në kuadër të pakos së madhe të ndihmës.

Astrit Hado drejtues i Institutit të Sigurimeve Shoqërore në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se “Nuk ka arsye pse ti drejtohen me ngulm zyrave postare” pasi sipas tij “Afati i marrjes së bonusit nuk është as muaji janar as tremujori i parë por ka një afat trevjeçar”.

Astrit Hado: Arsye për të pasur radhë nuk ka. Ne bonusin ua japim njëkohësisht me këstin e pensionit. E kemi bashkëlidhur masën e pensionit me bonusin dhe nuk ka pse të vejë ditë tjetër për të marrë bonusin. Afati i marrjes së bonusit nuk është as muaji janar as tremujori i parë por ka një afat trevjeçar. Nuk ka arsye pse qytetarët të dynden në sportelet e bankës për ta marrë sa më shpejtë bonusin. Fondet janë në llogarinë e institutit dhe i ndajmë sipas një grafiku. Nuk ka arsye pse ti drejtohen me ngulm zyrave postare. Një shqetësim tjetër që vëmë re është dyndja në orët e para të ditës. Nuk ka arsye pse të venë që në orën 8 të gjithë.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.