Rupi: Si skenar filmi, u desh një vjedhje nga një pastruese për të zbuluar një megavjedhje
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Marsel Rupi nga Nisma Thurja u shpreh se u desh një vjedhje nga një pastruese për të zbuluar një megavjedhje.
Ai tha se e gjitha kjo duket si një skenar filmi dhe se ndoshta një varfëri ekstreme e një klase të caktuar i detyron ata që të shkojnë deri tek vjedhja.
Rupi: Sensibiliteti qytetar ka rënë në atë që të sheh syri; duke akuzuar atë pastruesen si kriminele që ka bërë vjedhjen, jo se kjo nuk ekziston. Por kuptojmë që lepuri fle më thellë, të mos shohim vetëm me anën se një person vodhi diçka. Ky duket si skenar filmi, pasi u desh një vjedhje për të zbuluar një megavjedhje që të tregon gjithë sistemin.
Edhe njeriu më i lig në botë duhet parë se ku tenton. Ndoshta një varfëri ekstreme e një klase i detyron që t’i hedhë këtu. Cilët janë realisht ata që po bëjnë këtë megavjedhje, për të detyruar ata që po bëjnë këtë vjedhje.
Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

