Qyno: Në pallatin e Alda Klosit jeton edhe prokurorja Ina Rama, pastruesja e mori kasafortën me batanije
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetari Elton Qyno u shpreh se pastruesja e ka marrë kasafortën me një batanije dhe poshtë pallatit e ka pritur djali i saj.
Ai tha se në atë pallat banon edhe Ina Rama që është sot anëtare e KPA-së. Pra ka edhe zyrtarë të tjerë të administratës.
Qyno: Pastruesja e ka marrë kasafortën me një batanije dhe poshtë pallatit e ka pritur djali i saj. Silueta e tyre është kapur nga kamerat e sigurisë. Në atë pallat banon edhe Ina Rama që është sot anëtare e KPA-së. Pra ka edhe zyrtarë të tjerë të administratës.
Ai pallat deri vonë është ruajtur edhe nga Garda e Republikës. Pastruesja në atë pallat ka hyrë gati për 5 vite pasi punonte në shtëpinë e zonjës Klosi. Dyshimet janë ngritur kur është pikasur edhe silueta e djalit të saj dhe më pas është ndjekur çështje në mënyrë dinamike nga specialistët. Unë kam bindjen se pastruesja çfarë ka parë aty e ka çuar në shtëpinë e saj.
Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

