"Ikën dielli, vjen shiu e dëbora": Bien temperaturat në të gjithë vendin, në Korçë e Shkodër nis dëbora

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin tonë nga e hëna, kanë shkaktur edhe problematikat e para.
Ndërkohë në zonat malore të Korçës dhe Shkdorës ka pasur edhe reshje dëbore.
Të gjitha akset nacionale paraqiten të kalueshme, ndërsa rënia e temepraturave pritet të vijojë edhe në ditët në vijim.

Ditëve me diell duket se u erdhi fundi.

I gjithë vendi ynë është përfshirë që nga e hëna në mot të paqëndrueshëm me reshje shiu, dhe dëbore.

Këto pamje vijnë nga Dardha në Korçë, paraditen e së martës.
Reshje dëbore kishte edhe në zonat e tjera të Korçës.

Edhe në veri të vendit përkatësisht në Zonën e Thethit dhe Vermoshit, ka pasur reshje dëbore.

Ndërkohë problematika janë shënuar nga reshjet e shiut.

Në rrugën Mes-Ura e Shtrenjtë në Postribë Shkodrës, ka pasur rrëshqitje të mëdha gurësh që kanë bllokuar rrugën.

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë natës, krijuan probleme edhe në Lezhë.

Në blloqet e banimit "11 janari" dhe në lagjen"Besëlidhje", ka pasur prezencë uji në rrugë, duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.

Kanalizimet nën tokësore nuk e përballuan nivelin e lartë të prurjeve, duke sjellë këtë situatë problematike.

Ndërkohë në zonat bregdetare është pezulluar lundrimi për mjetet e vogla dhe varkat e peshkimit.

Sipas meteoalb, nga e mërkura e në vijim do të ketë mbizotërim të motit të qëndrueshëm, kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash ndërsa Gjysma e dytë e janarit pritet të sjell dimrin tipik, në vend.

"Ikën dielli, vjen shiu e dëbora": Bien temperaturat në