Bozheku: SPAK-u ka heshtje totale për Alda Klosin, ajo vazhdon që të jetë punonjëse e AMF-së

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, avokatja Eneida Bozheku u shpreh se SPAK-u ka një heshtje totale që lidhet me vjedhjen e parave të Alda Klosit.

Ajo shtoi se funksionarja vazhdon Alda Klosi që ka qenë edhe ish-shefe e kabinetit të Arben Ahmetajt, vazhdon të jetë punonjëse e AMF-së dhe SPAK-u mund ta hetojë.

Bozheku: SPAK-u ka një heshtje totale që lidhet me këtë pozicion. Me të drejtë thotë SPAK-u që është duke hetuar dosje të tjera dhe pozicione më lartë sa ka çuar për incineratorëve. Paraja në një lloj mënyrë kalon dorë në dorë dhe tjetërsohet, prandaj për SAPK-un është shumë e vështirë që të hetojë.

Funksionarja vazhdon që të jetë punonjëse e AMF-së dhe SPAK-u mund ta hetojë. SPAK mund të hetojë edhe ish-funksionarët për një vepër të caktuar penale. Ne dimë që pastruesja thotë se ka marrë një shumë të konsiderueshme nga zyrtarja, që është në kontradiktë mes atë që ka thënë zonja.

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.


Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.