Alfred Cako: Vdekje të papritura, cili është misteri që i lidh me vaksinat - Jashtë Matriksit

Vdekje të papritura – ishte tema e emisionit "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako në 9 Janar 2023 në RTV Ora.

Cako: Një dokumentar është është publikuar për vdekjet e papritura. Sikurse thotë autori në ShBA, edhe këta që i besuar shkencën shkuan dhe e bënë vaksinën.

Kishte një grup njerëzish që në artikulimin e tyre publik treguan rreziqet që vijnë nga një vaksinë eksperimentale, sepse ai që e jepte nuk firmoste për një garanci.

Është rritur alarmi sipas këtij dokumentari dhe thyhet se që kompanitë e sigurimeve kanë filluar të shqetësohen për vdekjet e papritura.

Në vitin 2022 vdiq edhe një stjuardesë në Londër e cila ishte vetëm 24 vjeçe. Sigurisht që Manastirliu dhe këta të tjerët me detyrimet që vunë kanë dhënë një kontribut duke i shpuar njerëzit.

Është vërtetuar se vaksinat janë bërë me detyrim dhe kjo quhet armë biologjike, ashtu sikurse ka edhe armë fizike.

Ka një lëndë të bardhë, që nuk është mpiksje gjaku , por një fibrozë e bardhë që kanë dalë nga arteriet e zemrës.

Kompanitë e vaksinave kur bënë kontratat me shtetet, ato nuk kishin të drejtë të analizonin përmbajtjen e saj që e cila është e pabesueshme.

Elita botërore bazohet tek teoria e Maltusit dhe analizon rritjen e popullsisë, shpenzimet janë rritur më shumë se sa burimet.