Bulqizë, mjeti me dy persona brenda bie në greminë

Një aksident me pasojë plagosjen rëndë të dy personave është shënuar pak minuta më parë në rrugën e fshatit Smollik në Bulqizë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën që lidh këtë fshat me Bulqizën.

Mësohet se mjeti ka përfunduar disa metra në greminë.

"Rreth orës 17.30, në fshatin Smollik, Bulqizë, shtetasi J.T., 44 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë nga rruga.  Si pasojë është lenduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi O.T., 18 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën" njoftoi policia.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.