Tritan Shehu: E qartë se kush është PD, kush e drejton atë, treni jonë ecën përpara me dyer të hapura
Partia demokratike vijon të jetë e përçarë në dy kampe, njëra PD zyrtare dhe Rithemelimi.
Deputeti i PD Tritan Shehu në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj tha se “Kush është PD tashmë është e qartë, është masa e njerëzve, masa e anëtarësisë, seksionet, grupseksionet, strukturat e plota”.
Sakaq ai thotë se PD po ec përpara por që është e hapur dhe ndaj një përkrahje më të gjerë popullore.
“Treni jonë ecën përpara me dyer të hapura për të ardhur gjithkush që mendon se duhet bërë një luftë me këtë pushtet”, tha ai.
Tritan Shehu: Kush është PD tashmë është e qartë, është masa e njerëzve, masa e anëtarësisë, seksionet, grupseksionet, strukturat e plota. Është e qartë se kush është PD dhe se si është e shtrirë PD. PD i ka të gjitha fuqitë të rikuperojë gabimet e rënda që u bënë duke i dorëzuar Ramës të gjitha pushtetet e Shqipërisë. Kjo do të vazhdojë duke aktivizuar lëvizjet popullore, protestat. Vulën mund ta varë në qafë kush të dojë por nuk var dot partinë në qafë. Se kush e drejton PD është e qartë tani. Treni jonë ecën përpara me dyer të hapura për të ardhur gjithkush që mendon se duhet bërë një luftë me këtë pushtet.
Shehu thotë se “Ka një përgatitje jo vetëm për zgjedhjet vendore por dhe për lëvizje të tjera politike”.
Tritan Shehu: Ka një përgatitje jo vetëm për zgjedhjet vendore por dhe për lëvizje të tjera politike që do të ketë gjatë kësaj periudhe. Tashmë ka filluar puna për organizimin përgatitjen për betejën elektorale të 14 majit. Vijon dhe dialogu me partnerët tanë ndërkombëtarë për të qenë sa më bashkëpunues me partneritetin ndërkombëtar në tërësi. Tashmë vizioni dhe linja janë të qarta.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
