Viroza dhe grip: Urgjenca e Lezhës e tejmbushur, 100 pacientë në 24 orë

Vendi ynë është duke u përballur me viroza dhe grip që po shkaktojnë problem jo të lehta tek qytetarët. Në Lezhë, në ditët e para të vitit janë duke u paraqitur më shumë se 100 pacientë në urgjencë në 24 orë. Mjekët bëjnë që qytetarët të mos shkojnë në urgjencë, por fillimisht të shkojnë tek mjeku i familjes.

Urgjenca e Spitalit Rajonal të Lezhës po përballet me fluks pacientesh në këto ditë të para të vitit 2023.

100 është numri i qytetareve që përaqiten përgjatë 24 oreve, duke kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa numrit më të lartë të tyre e zënë përsonat e prekur nga virozat sezonale dhe gripi.

Mjekja e Urgjences Elsuida Prendi thotë se pavarësisht veshtiresive për shkak të mungesës së bluzave të bardha deri tani situata është përballuar me sukses.

"Fluksi ka qenë shumë i shtuar për shkak të virozave që kanë qarkulluar. Shërbimi i urgjencës ka qenë n ëgatishmëri 24 orë me mjekë urgjence, mjekë specialistë, ekzaminime, me ambulaca. Fluski është shtyrë dukshëm këto dy javët e fundit, edhe pse urgjenca ka patur gjithmonë fluks," tha ajo.

Bluzat e bardha ju kërkojnë pacienteve që mos të paraqiten menjëherë në urgjence, por fillimisht ti drejtohen mjekut të familjes.

"Ju bëj thirrje të gjithë pacientëve ti drejtohen mjekut të familjes sepse është mjeku që është më afër tyre, të kenë mundësi të komunikojnë me të dhe janë mjekë që mund ti ndjekin këta të sëmurë. Ne jemi mjekë të urgjencës që i japim ndihmën e parë të sëmurit rëndë, i diagnostikojmë pastaj nuk kemi më kontakt të afërt me ta si mjeku i familjes," tha ajo.

Ambjentet e kufizuara dhe kushtet jo të përshtatshme mbeten problem në urgjencen e Spitalit Rajonal të Lezhës, por që brenda një kohë të shpejtë është parashikuar të rikonstruktohet e gjithë godina e spitalit ku do të ketë dhe zgjerim të ambjenteve.

Viroza dhe grip: Urgjenca e Lezhës e tejmbushur, 100 pacientë në