"Shpërthejnë" virozat në Fier, ndikoi edhe kthimi i emigrantëve për festa

Ditët e para të 2023 kanë sjellë fluks urgjencash në pediatrinë e Fierit.

100 fëmijë në ditë kërkojnë ndihmë mjekësore pranë këtij institucioni.

"Rreth 100 vizita ditore, ndërkohë mund të shkojnë 12-13 shtrime 24 orëshe dhe 20-30 shtrime në repartin ditor," tha mjekja.

Sipas mjekes pediatre Albana Haxhiu virozat janë një trend në rritje në këtë periudhë të vitit, jo vetëm për shkak të luhatjeve të temperaturave por edhe si pasojë e fluksit të emigrantëve të ardhur në vendlindje nga fetsta e fundvitit.

"Ka një fluks relativisht të shtuar që është i pritshëm në fund të festave të fundvitit pasi pothuajse çdo dhjetor-janar ëhstë ky trend, ndoshta dhe për shkak të kthimit të emigrantëve për festa. Kryesisht qarkullojnë viroza respiratore: rrufë, hundë, kollë, grip, temperaturë," tha ajo.

Por sipas mjekes, simptomat virale të fëmijëve janë komplikacionet në rrugët e frymëmarrjes: temperatura e lartë dhe kolla. Ajo u bën apel prindërve që fillimisht të paraqiten tek mjeku i familjes për të shmangur kontaktet me fëmijët e tjerë.

Mjekja pediatre ka pohuar gjithashtu se raste të rënda nuk ka patur. Ndërkohë që shtrimet në spital shkojnë  deri në 20 raste në ditë.