Mjekët bëjnë thirrje për kufizime të sheqerit dhe kripës në ushqimin e foshnjave
Pediatrit dhe stomatologët në Britani kanë kërkuar që qeveria të vendosë kufij kombëtarë të detyrueshëm për sasinë e kripës dhe sheqerit në ushqimin e fëmijëve.
Mjekët thonë se është një 'turp kombëtar' që foshnjat përballen me disa produkte që përmbajnë më shumë sheqer sesa një pije freskuese Coca Cola.
Kolegji Mbretëror i Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve në Mbretërinë e Bashkuar (RCPCH), i cili lëshoi thirrjen për veprim, tha se qeveria kishte dështuar të vepronte në lidhje me draft udhëzimet komerciale të ushqimit dhe pijeve për fëmijë që propozoi në vitin 2020.
Një zëdhënës i Departamentit të Shëndetësisë dhe Kujdesit Social tha: "Meqë rishikimi ynë në 2019 gjeti mospërputhje midis rekomandimeve kombëtare dhe përmbajtjes ushqyes të këtyre produkteve, ne kemi sfiduar bizneset të përmirësojnë përmbajtjen ushqyese të këtyre produkteve".
