Ja ushqimi që shkakton më shumë incidente mbytjeje te fëmijët
Kur u jepni foshnjave ose fëmijëve të vegjël ushqime të reja për të provuar, është e rëndësishme të jeni të kujdesshëm ndaj formës dhe madhësisë së tyre.
Tani një ekspert i ndihmës së parë ka zbuluar ushqimin që shkakton më shumë incidente mbytjeje tek fëmijët dhe çuditërisht, nuk janë ushqimet më të vogla si rrushi apo boronica.
Mjekja Nikki Jurcutz tha se hot dog-të shkaktojnë më shumë vdekje nga mbytja se çdo ushqim tjetër.
Çfarë duhet të bëni nëse fëmija juaj mbytet
Është makthi më i keq i prindërve të imagjinosh një situatë në të cilën ata duhet të shpëtojnë fëmijën e tyre nga mbytja.
Por në atë moment, mund të jeni ju që do të duhet të ngriheni dhe të jepni ndihmën e parë .
Nëse mund të shihni një objekt të futur në gojën e fëmijës suaj, kujdesuni ta hiqni atë.
Nëse fëmija kollitet , nxiteni të vazhdojë. Nëse kollitja nuk është efektive, bërtisni menjëherë për ndihmë. Nëse fëmija është ende i vetëdijshëm, përdorni goditje në shpinë.
