Si përcaktohet trajtimi i duhur estetik për një pacient?

Mjekja kirurge, Marina Pagano në emisionin “Jeto me Orën” në Ora News tregoi se si e përcaktojnë trajtimin e duhur estetik për një pacient.

Ajo thotë se së pari si mjek shikojnë anën shëndetësore dhe më pas atë estetike.

Të rëndësishme për tu kuptuar mjekja thotë se janë “aktiviteti fizik, motorik dhe stresi”.

Marina Pagano: Në realitet ne jemi së pari mjek. Gjeja më e rëndësishme është të kuptojmë statusin klinik të personit. Pra të kuptojë se çfarë statusi ka personi dhe çfarë stili jetese ka. Në stilin e jetesës përfshihet aktiviteti fizik, motorik dhe stresi. Duhet të vlerësohet dhe shqetësimi që personi mbart. Përmes këtij vlerësimi ne krijojmë edhe një trajtim. Pra fillimisht jemi mjek dhe përpiqemi të kuptojmë nëse personi ka probleme të shëndetit më pas shohim ndryshimet estetike. Për shembull depilomi me lazer duhet të përdoret lazeri i duhur i certifikuar. Është e rëndësishme të kuptohet nëse teprica e çmimeve është tepricë fiziologjike apo hormonale. Ka raste kur duhet të korrigjohet stili i jetesës ose të merren medikamente.


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.