Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve/ Virusi Covid 19 qarkullon në Europë, ndjekje e kujdesshme e situatës

Është mbledhur ditën e sotme Komiteti Teknik i Ekspertëve të menaxhimit të pandemisë Covid 19.

Komiteti  thotë se situata aktuale në vend paraqitet e kontrolluar. Mesatarja e rasteve të reja ditore javën e fundit e cila është edhe java e 51 e këtij viti, është 18 raste të reja ditore. Incidenca dy javore është 8 për 100000. Ndërsa numri i rasteve aktive sot në Shqipëri është 195. Janë 2 pacientë të shtruar në Spitalin Infektiv dhe asnjë në njësite e kujdesit intensiv.

Sa i përket vaksinimitbëhet me dije se në Shqipëri deri me sot janë aplikuar rreth 3,282,000 doza.

Por, prej disa ditësh ka pasur një rritje të ndjeshme të rasteve të reja ditore në Republikën e Kinës, dhe disa vende, si SHBA, Japonia, Tajvani, India dhe Italia kanë marrë si masë, paraqitjen e testit Covid për infeksionin SARSCov2, për ata udhëtarë që vijnë nga Republika e Kinës.

Komiteti thotë se për momentin nuk e shikojnë me riskt të lartë shpërthimin e një vale të re epidemie, por per faktin që virusi qarkullon edhe në Europë dhe niveli i imunizimit është i mire, prandaj rekomandon vazhdimin e ndjekjes se kujdesshme të dinamikës së kësaj situate.

Komiteti pasi analizoi situatën epidemiologjike, në vend në Europë edhe më tej, vlerëson se do të vazhdoje të monitorojë me shumë kujdes dinamikën e kësaj situate, dhe do të vlerësojë masat e marra nga vendet e tjera dhe rekomandimet e ECDC dhe të OBSH-së.