Pagoi 3,700 paund për të zmadhuar gjoksin por u fut në hall pas operacioni
Një grua shkoi në Turqi për të zmadhuar e bonifikuar gjoksin e saj. Kelly Young, nga Neë Malden, Londër pagoi 3,700 £ për të arritur rezultatin që dëshironte.
48-vjeçarja, i cili ka dy fëmijë, zgjodhi një klinikë me çmime të ulëta në Turqi.
Por, disa ditë pasi u kthye në shtëpi në MB, Young u tmerrua kur pa një vrimë nën gjoksin e saj të djathtë që i dilte qelb.
Young, e cila punon si shofere, përfundoi duke paguar një shtesë prej 2,500 paund dhe bëri dy udhëtime të tjera në Turqi për ët regulluar gjoksin pas problemeve të shfaqura.
Implantet e saj u infektuan dhe duhej hequr, duke e lënë atë me gjoks shumë më të shesht nga se e kishte përpara se të bëhej operim.
E dëshpëruar për të rikthyer trupin e saj në formë, pasi 'priti vite për ta bërë atë', ajo vendosi të ndërrojë implantet e saj.
Operacioni i implantit të gjirit kushton rreth 6000 £ në MB. Megjithatë, në Turqi ato mund të kushtojnë vetëm 3200 £.
Young tha se: "Njerëzit duhet të bëjnë kërkime, të shikojnë të gjitha komplikimet që mund të ndodhin dhe të sigurohen që nuk paguajnë me para në dorë, sepse nëse paguani me kartë keni më shumë të drejta."


