Merr fund pritja e emigrantëve në Kapshticë

Një radhë e gjatë automjetesh u krijua pasditen e së dielën në Pikën Kufitare të Kapshticës.

“Vit i ri zanat i vjetër”.

Shkak u bë fluksi i lartë personave që kthehen në shtetin fqinj pasi kremtuan festat e dhjetorit me të afërmit e tyre në atdhe, por edhe vonesat e palës greke në përpunimin e dokumentacionit.

Mes atyre që pritën me orë të gjata në makina ishin edhe shumë fëmijë.

“Kur vijmë për festa vetëm këtë mendojmë, doganën si do ta kalojmë.”

“Fëmijët mërziten.”

Pala shqiptare në doganën e Kapshticës punoi me 5 sportele, ndërsa pala greke i shtoi në orët e mbrëmjes pas një takimi mes drejtuesve të dy policive.

Me zbatimin e procedurave të përshpejtuara situate u normalizua, rreth orës 20:00.