Aksident në kryqëzimin e Libonikut në Maliq, shoferi në gjendje të dehur përplas 55-vjeçarin me biçikletë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Janar 2023, 18:29
Një aksident automobilistik ka ndodhur tek kryqëzimi i Libonikut.
Mjeti ka përplasur një shtetas me biçikletë.
Burime për Ora neës bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit ka qenë në gjendje të dehur.
Drejtuesi i biçikletës B.Z 55 vjeç u dërgua drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore, ku ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Drejtuesi i mjetit A.D u shoqërua në komisariat.

