Vrasja e foshnjës në Shkodër, Muçaj: Akt i tmerrshëm, institucionet duhej ta ndiqnin rastin

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Shkodrës, një nënë 32-vjeçare vrau foshnjën e sapolindur.

Pedagogia Arjana Muçaj në një intervistë për RTV Ora tha se ky është “Është një akt i tmerrshëm, i pamenduar nga ana njerëzore” por sipas saj kjo ka ndodhur se “Në momentin që kjo nënë ka sjellë këtë fëmijë në jetë është gjendur e pasigurtë për veten e vetë, e pasigurtë për të ardhmen”.

Muçaj  thotë se “Punonjësi social duhej ta trajtonte dhe ta rekomandonte rastin në institucionet e tjera”.

Arjana Muçaj: Është një akt i tmerrshëm, i pamenduar nga ana njerëzore. Nuk mundet kurrsesi një nënë që të hedh fëmijën e saj. Janë probleme ndër vite. Në momentin që kjo nënë ka sjellë këtë fëmijë në jetë është gjendur e pasigurtë për veten e vetë, e pasigurtë për të ardhmen. Në momentin që i është dhënë shërbimi ka gjetur njëfarë përkrahjeje por shërbimi ka qenë i pamjaftueshëm. Bëhet fjalë për institucione të tjera që duhet të bashkëpunojnë me punonjësin social.

"Kjo është një vajzë e re e cila ka qëndruar aq ditë në spital dhe asnjë nga të afërmit e saj nuk e ka përkrahur. Kemi vetëm përkrahjen nga kolektivi ku ka punuar dikur. Duhet dhënë njoftimi te institucionet e tjera që duhet ta ndjekin rastin më tutje pasi është një nënë që ka nevojë për mbështetje. Ndjenjat e ankthit dhe të depresionit e kanë shoqëruar atë përderisa ka kryer dhe aktin. Punonjësi social duhej ta trajtonte dhe ta rekomandonte rastin në institucionet e tjera."


Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.