Njëri i dënuar për vjedhje dhe tjetri për armë, KQZ mblidhet nesër për Agron Kapllanaj dhe Kleo Murataj

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të mblidhet nesër për të bërë një verifikim më të thelluar për Agron Kapllanaj dhe Kleo Murataj.

Mbledhja do të zhvillohet në orën 11: 00 dhe rend dite do të kenë projektvendim “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues Agron Faslli Kapllanaj, kandidat për deputet i propozuar nga Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim PD-AN”, qarku Fier” dhe projektvendim “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues Kleo Hekuran Murataj, kandidat për deputet i propozuar nga Partia Social Demokrate e Shqipërisë, qarku Tiranë”.

Nga verifikimi i kryer nga prokuroria e përgjithshme, Kapllanaj vijin të mbajë në kurriz dënimin me 2 vjet burg në Itali në 2004 për akuzën e vjedhjes ndërsa Kleo Murataj rezulton i dënuar nga gjykata e Tiranës në 1991 me 2 muaj riedukim për armëmbajtje pa leje.

Njëri i dënuar për vjedhje dhe tjetri për armë, KQZNjëri i dënuar për vjedhje dhe tjetri për armë, KQZNjëri i dënuar për vjedhje dhe tjetri për armë, KQZ

Njëri i dënuar për vjedhje dhe tjetri për armë, KQZ