Ndizet merkatoja e Bayern Munchen, blen menjëherë dy lojtarë

Kampionët e Gjermanisë plotësojnë vendet bosh në skuadër për shkak të mungesave që lidhen me dëmtimet. Në merkaton e dimrit, bavarezët gjejnë dy zgjidhje ekonomike pasi afrojnë mbrojtësin 32-vjeçar të Ajax, Daley Blind dhe portierin Ian Sommer.

Në këtë mënyrë, gjigandët e Bavarisë zëvendësojnë të dëmtuarin Manuel Neuer dhe Hernandez, që të dy me probleme që i kanë detyruar të mbyllin sezonin përpara kohe.

Nëse Blind transferohet nga Ajax me parametra zero, Sommer do të largohet nga Borussia Mounchengladbach për një shumë simbolike.