Chelsea, dy ndeshje shtesë për fatin e Graham Potter
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2023, 18:19
Ted Boehly duket se nuk ka më durim dhe rezulatet negative të Chelseat mund ta shtyjnë që të shkarkojë një trajner tjetër.
Pasi bëri lëvizjen e papritur me Thomas Tuchel, i cili nisi sezonin në stolin e bluve të Londrës, "viktima" e tij e radhës mund të jetë Graham Potter.
Ish-trajneri i Brighton i cili u largua nga skuadra e tij për të nisur një projekt ambicioz në Londër, i ka ndeshjet e numëruara. Pronari amerikan i ka bërë me dije se mund të marrë një vendim radikal nëse situata nuk ndryshon.
Nëse i hedhim një sy kalendarit, Potter duket një rast i pashpresë pasi dy ndeshjet e radhës së Chelseat janë kundër Manchester City në kampionat dhe FA Cup.
