Skandal në Argjentinë/ De Paul, publikohen bisedat vulgare me ish-bashkëshorten

Nuk ka paqe për Rodrigo De Paul. Pas fitores së Kupës së Botës, mesfushori duhet të bëjë llogaritë me një çështje të hapur me ish-bashkeshorten të cilën e braktisi për të nisur një histori të re.

Modelja Camila Homs me të cilën ka edhe dy vajza, i ka shpallur luftë të hapur kampionit të botës. Gjatë ditëve të fundit, De Paul e denoncoi atë dhe ish-vjehrrin për kërcënim por në një program televiziv është zbuluar përmbajtja e disa mesazheve private mes të dyve.

Sipas gazetarëve, Camila e ka kërcënuar De Paul se nuk do të dorëzohet asnjëherë për t’ia shkatërruar jetën ndërsa i ka premtuar se do të luftojë që ai të mos i shikojë më vajzat.

Ajo ka kërcënuar gjthashtu edhe të fejuarën aktuale të De Paul, Tini Stoessel ndërsa rrezikon të përfundojë e akuzuar për kërcënim jete. Më pak fjalë, De Paul nuk ka arritur tam shijojë plotësisht suksesin në Kupën e Botës.