Ronaldo nuk e di ku ndodhet? Ngatërron Arabinë Saudite me Afrikën e Jugut (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2023, 14:10
Cristiano Ronaldo nuk është shumë i qartë për vendin ku do të kalojë dy vite e gjysmë nga jeta e tij. Sulmuesi luzitan u shoreh në konferencën e shtypit se lëvizja e radhës ka jo vetëm karakter sportiv e financiar por më gjerë, është një mision për të ndihmuar brezat e rinj drejt së ardhmes.
Pavarësisht fjalëve të ëmbla, lojtari më i paguar i planetit ka ende disa probleme me orientimin në hapësirë pasi në konferencën e parë për shtyp, ngatërroi Arabinë Saudite me Afrikën e Jugut.
