VIDEO/ Interi i shkakton Napolit humbjen e parë të sezonit

Inter me hapin e Juventusit dhe Milanit për të hipotekuar pozitën i vetëm në vendin e katërt duke i shkaktuar Napolit humbjen e parë sezonale në Serie A. Është skuadra zikaltër që thyen ekipoin e Luciano Spalletit në ndeshjen e parë të vitit të ri me një gol të Edin Dzekos në pjesën e dytë.

Ndeshje shumë e luftar në “San Siro” për llogari të javës së 16 të Serie A ku zikaltërit siguruan tre pikë që e ngjisin skuadrën ne kuotën 33 me 9 më pak se Napoli kryesues, tashmë 5 pikë larg Milanit të vendit të dytë.

Ndeshje pozitive për Inzaghin që zgjodhi dyshen Lukaku-Dzeko që nga minuta e parë ndërsa Kristjan Asllani nuk artiti të sigurinte asnjë minutë, pavarësisht mungesës së Brozovic.