Itali, Francesco Totti dyshohet për pastrim parash
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Janar 2023, 20:15
Francesco Totti rrezikon të përballet me një akuzë të rëndë për riciklim dhe pastrim parash. Sipas revistës “La Verita”, disa llogari bankare të dyshimta, ish-kapiteni i Romës është përfshirë në baste të dyshimta ndërsa gjatë muajit gusht ai i ka huazuar një pensionisteje 80 mijë euro.
Hetimet e javëve të fundit kanë nxjerrë në sipërfaqe një skemë që lidhet me disa kompani bastesh online. Nuk ka shumë detaje që mund të qarkullojnë në media por lidhja e ish-numrit 10 me skemën e dyshimtë është e dukshme.
Emri i Tottit shfaqet që në qershorin e vitit 2020 pas disa hetimeve të lidhura me operacione bankare në Montecarlo, Londër dhe Las Vegas.
