Joao Felix te Manchester United për 6 muaj, transferimi nga Atletico shumë pranë

Manchester United i ka ofruar Atletico Madrid 4 milionë euro për huazimin e Joao Felix në merkaton e dimrit duke premtuar që t’i paguajë edhe rrogën deri në fund të këtij sezoni me të drejtë blerjeje të kartonit.

Trajneri Giovani Simeone nuk e konsideron më pjesë të projektit të tij dhe në këtë mënyrë, i ka hapur derën e largimit. Në rast se mesfushori i avancuar do të bindë drejtuesit aktualë të Manchester United, atëherë “Red Devils” mund të ushtrojnë të drejtën e blerjes së kartonit por koha në dispozizion për të bindur Ten Hag është e pakët dhe Felix duhet të punojë shumë për të merituar një thirrje përfundimtare nga United.

Atletico Madrid e bleu 23-vjeçarin pak sezone më parë për 120 milionë euro nga Benfica por paraqitjet e tij nuk i kanë plotësuar pritshmëritë dhe tekniku argjentinas e konsiderin “mish të huaj” në skuadrën e tij.