Ylli dhe dështimi i Real Madrid mendon për skuadrën turke

Eden Hazard nuk po gjen hapësira në Madrid te Reali dhe mund të detyrohet të ndjekë një rrugë të re, disi në periferi të futbollit të rëndësishëm europian.

Gjigandët nga Stambolli të Fenerbahce kanë kërkuar shërbimet e numrit 7 për ta huazuar në merkaton e dimrit, ndërsa sulmuesi është i interesuar për t’u larguar nga “ferri” madrilen ku nuk ka arritur të gjejë vazhdimësinë edhe për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme.

Hazard u transferua te Reali në vitin 2019 për rreth 130 milionë pound ndërsa në tre vite numëron 73 ndeshje, 7 gola dhe 11 asiste. Në rast se do të transferohet në Turqi te Fenerbahce, ai do të gjejë atje edhe yje të tjerë si Joshua King, Enner Valencia dhe Michy Batshuayi.