Kompania Amazon konfirmon shkurtimet e stafit, plot 18 000 persona do të hiqen nga puna
Amazon ka konfirmuar shkurtimet e mëdha të stafit të parashikuara nga Wall Street Journal dhe ato do të prekin gjithsej 18,000 vende pune.
Në një komunikim me punonjësit, drejtori menaxhues, Andy Jassy, shpjegon se vendimi i marrë nuk ka qenë aspak i lehtë.
“Ne po punojmë për të mbështetur të prekurit duke ofruar paketa që përfshijnë pagesa, përfitime shëndetësore dhe mbështetje për të gjetur një punë,” thuhet në email.
Jassy më pas vëren se si Amazon ka lundruar në një ekonomi të pasigurt dhe të vështirë në të kaluarën dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë.
“Këto ndryshime do të na ndihmojnë të ndjekim mundësitë afatgjata me një strukturë kostoje më të fortë." – shtoi ai.
Wall Street Journal raportoi se kompania po përgatitej të shkurtonte 17,000 vende pune, nga 10,000 që ishte planifikuar fillimisht.
