Lamtumirë Papa Ratzinger! Besimtarët kërkojnë të shpallet Shenjtor sa më parë

Është mbyllur në mesditë ceremonia e varrimit të Papa Ratzinger në sheshin Shën Pjetri, ndërsa besimtarët brohoritnin “Shenjtor sa më parë”

Papa Francesku udhëhoqi ceremoninë.

Ai do të vendoset në atë që ka qenë dikur varri i Papa Gjon Palit të Dytë. Ishte një ceremoni emocioniuese. Mesha e kryesuar nga Papa Françesku u ndoq nga gati 100 mijë besimtarë.

4 mijë priftërinj morën pjesë në ritualin e meshës, që u ndoq nga gati 1 mijë gazetarë të agjencive më prestigjioze.

Lamtumirë Papa Ratzinger! Besimtarët kërkojnë të
Ne foto: Alba Kepi duke raportuar nga sheshi Shen Pjetri

Në fund të varrimit, trupi u zhvendos dhe u varros në vendin e destinuar për të. Në ceremoni morën pjesë liderë të shumtë botërorë. Gazetarja e Ora Neës dhe RTV Ora, Alba Kepi ishte atje për ta ndjekur dhe për ta përcjellë për të gjithë teleshikuesit këtë event të rëndësishëm në Vatikan.

Shikoni videon e raportimit.